Një 28-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka dhunuar një italian për vdekje. Corriere shkruan se shqiptari akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit italian Giuseppe Tucci në Rinimi.
Shqiptari e ka sulmuar italianin në një klub nate, ku punonte si 'bodyguard'. Ende nuk dihen arsyet se përse shqiptari sulmoi italianin, por bëhet me dije se e ka qëlluar 50 herë me grushte. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.
Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje.