Mbledhja e Giyqtarëve tē Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, nuk mundi dot as në raundin e dytë të zgjedhë kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.
Sot u zhvillua raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, i cili dështoi ashtu si raundi i parë.
Në përfundim te procesit te votimit serish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej te paktën 5 votash.
Rezultati i votimit ishte: 1. Fiona Papajorgii – 3 vota 2. Marjana Semini – 3 vota 3. Holta Zaçaj – 3 vota.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvilloje raundin e tretë tē votimit më datë 20 shkurt 2023, ora 10:00.