Aktualitet

Ç'po ndodh në Tiranë? Policia arreston 8 persona në pak orë

Shkruar nga Liberale
Ç'po ndodh në Tiranë? Policia arreston 8 persona në

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3, bënë ndalimin për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit F.B., 41 vjeç, pasi dyshohet se është autorë i disa ngjarjeve konkretisht:

-Me date 19.06.2020, në rrugën e “Dajtit”, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit G.K.

– Me datë 11.08.2020, në rrugën “Muhamed Deliu” ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A.M.

– Me datë 15.08.2020, në rrugën “E Dibrës” ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit B.L.

Gjithashtu, ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.3, pasi dyshohej si autor i vjedhjes së biçikletes të shtetasit A.D.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” u bë ndalimi i shtetasit F.A., 47 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë egzekutimi i urdhërit të prokurorit për shtetasin në kërkim E.K., 53 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

—–

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q.G., 44 vjeç, pasi në rrugën e “Dibrës”, në ambientet e një bar-kafeje, u konstatua nga punonjësit e OSHEE-së, duke rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.

——

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

R.G., 38 vjeç, O.S., 35 vjeç ., I.ZH., 46 vjeç,dhe A.XH., 21 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH