Aktualitet

Bordi ul dy herë çmimin e naftës dhe të benzinës brenda 48 orëve

Shkruar nga Liberale
Bordi ul dy herë çmimin e naftës dhe të benzinës

Bordi i Transparencës, i cili që prej fillimit të marsit fikson çmimet e shitjes me pakicë e shumicë të karburanteve, brenda 48 orëve ka ulur për herë të dytë radhazi çmimet e karburanteve në vend.

Bordi i Karburanteve ndryshoi këtë të enjte çmimet e tregtimit të naftës, benzinës dhe gazit. Nafta ka pësuar një ulje prej 8 lekësh, ndërsa benzina do të shitet me 227 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datën 7 Korrik, ora 18.00 pasdite dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Duke nisur nga dje pasdite çmimi i naftës u shit jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i benzinës jo më shumë se 229 lekë/litri.

Çmimet e naftës dhe të benzinës, kanë pësuar ulje-ngritje gjatë gjithë javës që shkoi. Dy ditë më parë nafta shkoi në 252 lekë/litri, kurse benzina në 241 lekë/litri.

Nafta shitej katër ditë më parë me 243 lekë/litër nga 249 që ishte një javë më parë, ndërsa benzina shitej me 235 lekë/litër dhe gazi me 81 lekë/litër.

Sipas vendimit të fundit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër. Më parë, benzina tregtohej me 229 lekë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri  dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri. Gazi nuk ka ndryshuar.

Që prej fillimit të muajit mars, kur nafta filloi të rritej me shpejtësi në tregun e brendshëm, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, qeveria krijoi Bordin e Transparencës, që vendos periodikisht çmimet e shumicës dhe të pakicës të naftës, benzinës dhe gazit, sipas një formule që merr për bazë çmimet e blerjes në bursa, taksat, kostot operative dhe një marzh fitimi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH