Bota

Trump i jep sërish jetë TikTok-ut: Nuk do ta bllokojmë, por duam marrëveshje!

Shkruar nga Liberale.al

Trump i jep sërish jetë TikTok-ut: Nuk do ta bllokojmë, por duam

TikTok nuk do të ndalohet… të paktën jo tani. Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të shtyjë sërish afatin për ndalimin e aplikacionit të famshëm kinez në SHBA, duke i dhënë edhe 90 ditë të tjera kohë për të arritur një marrëveshje që do ta mbajë TikTok-un të hapur për përdoruesit amerikanë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, e cila u shpreh:
“Presidenti Trump nuk dëshiron që TikTok të bllokohet. Kjo zgjatje do të lejojë që të përfundojë procesi i marrëveshjes, në mënyrë që amerikanët të vazhdojnë të përdorin platformën me siguri për të dhënat e tyre.”

TikTok, që është bërë një prej aplikacioneve më të përdorura nga të rinjtë në SHBA, është përballur me kërcënime të vazhdueshme për ndalim, për shkak të shqetësimeve për privatësinë dhe ndikimin e Kinës përmes kompanisë mëmë, ByteDance.

Fillimisht ishte caktuar që ndalimi të hynte në fuqi më 19 janar, por afati është shtyrë dy herë nga presidenti Trump — fillimisht deri më 5 prill, pastaj në qershor, dhe tani edhe një herë me 90 ditë shtesë.

Nga ByteDance ndërkohë vjen reagimi se një marrëveshje nuk është arritur ende, pasi “ka ende çështje të pazgjidhura”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH