Bota

Çfarë i ndodhi? Helmohet kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu

Shkruar nga Liberale
Çfarë i ndodhi? Helmohet kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka pësuar një helmim nga ushqimi, njoftoi sot zyra e tij, duke bërë me dije se ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrat nga shtëpia gjatë tre ditëve të ardhshme.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi. Sipas këshillave të mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditë dhe do të vijojë të menaxhojë punët e shtetit prej andej.”, thuhet në deklaratë.

Netanyahu, 75 vjeç, u ndje keq gjatë natës për shkak të një inflamacioni në zorrë dhe dehidratimi, për të cilat po merr trajtim intravenoz, thuhet në deklaratën zyrtare.

Netanyahu ka pasur disa probleme shëndetësore në të kaluarën. Në vitin 2023, atij iu vendos një stimulues kardiak (pacemaker), ndërsa në dhjetor të po atij viti iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e prostatës, pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH