Një alarm për cunami është lëshuar në gadishullin Kamçatka, në Lindjen e Largët të Rusisë, pasi dy tërmete të fuqishme goditën zonën në orët e para të së dielës.
Sipas Qendrës së Paralajmërimit për Tsunami të Paqësorit (PTWC) dhe Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti më i fuqishëm kishte një magnitudë prej 7.4 ballë dhe ndodhi në një thellësi prej 20 kilometrash, rreth 144 kilometra larg qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, ku jetojnë afro 180 mijë banorë.
Vetëm disa minuta para këtij tërmeti, një tjetër lëkundje më e lehtë me magnitudë 6.7 ballë goditi të njëjtën zonë.
Autoritetet lokale janë vënë në gatishmëri të lartë dhe kanë nisur evakuimet në zonat bregdetare të rrezikuara nga cunami. Deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme materiale, por situata mbetet në vëzhgim të vazhdueshëm.
Qendra për Tsunamit në Paqësor paralajmëroi se valë të fuqishme mund të godasin brigjet lindore të Kamçatkës dhe i bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg vijës bregdetare deri në një njoftim të dytë.