Të paktën 67 viktima janë shënuar në Gaza, ndërsa po prisnin të merrnin ushqim.
Dy palestinezë të tjerë, përfshirë një foshnjë 35 ditëshe, kanë vdekur nga kequshqyerja në Spitalin al-Shifa.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se tre kamionë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që transportojnë furnizime mjekësore janë planifikuar të hyjnë në enklavë.
Ndërsa situata vijon të rëndohet nga dita në ditë Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër për evakuimin e palestinezëve nga pjesa qendrore e Rripit të Gazës ,duke paralajmëruar se do të ndërmarrë një aksion të menjëhershëm ndaj Hamasit në këtë zonë.
Shumica e popullsisë së Gaza mbi 2 milionë banorë janë zhvendosur të paktën një herë gjatë luftës, ndërsa Tel Avivi vazhdimisht ka lëshuar urdhra për evakuimin e pjesëve të mëdha të territorit palestinez.