Aktualitet

Bllokimi i e-Albania, edhe Kadastra del me njoftim për qytetarët

Shkruar nga Liberale
Bllokimi i e-Albania, edhe Kadastra del me njoftim për qytetarët

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton qytetarët për bllokimin e punës për shkak të sulmit kibernetik mbi shërbimet online.

Sipas saj, nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.

“Të nderuar Qytetarë! Sikurse jeni në dijeni, Platforma Qeveritare po përballet me sulme kibernetike nga jashtë vendit. Të ndodhur në këtë situatë Agjencia Shtetërore e Kadastrës me keqardhje Ju bën me dije, se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë. Ju falenderojmë për mirëkuptimin! ??”, deklaron Kadastra.

Kujtojmë se, që prej ditës së djeshme, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve online si edhe të faqeve tjera qeveritare, pasi gjendet në një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

“Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike”, njoftoi dje Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH