Kryesore

Berisha “non grata”, asnjë koment nga Rama

               Publikuar në : 12:32 - 26/05/21 liberale

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët si e kometon vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e ka shpallur “non grata” ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Rama refuzoi që të bënte koment për këtë pjesë, duke thënë se është i fokusuar te puna dhe mandati i tretë qeverisës. Ai theksoi se do të ndryshojë mënyrën e komunikimit publik në lidhje me politikën, të cilën e cilësoi si “telenovelë” gjatë gjithë këtyre viteve.

“Jam 100% i fokusuar sepse s’ka kohë për pushim dhe jam shumë i vendosur që të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe për këtë arsye të shmangim të gjitha ato aspekte që e kanë kthyer për shumë vite jetën politike të vendit në një telenovelë raskapitëse për njerëzit. Për mua ka më tepër rëndësi sa vaksina kryhen gjatë ditës, ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete në Kongresin tonë të 12 qershorit”, deklaroi Edi Rama nga sheshi Skënderbej në Tiranë ku ndoqi procesin e vaksinimit të punonjësve të transportit publik.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back