Kreu i PD, Lulzim Basha vijon të denoncojë mungesën e tamponëve në Shqipëri duke nxjerrë në konferencë mesazhin e një qytetari nga Korça.
"Po ju lexoj një mesazh, para dy ditëve më ka ardhur pas konferencës bashkë:
Z/kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë. Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh.
Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë. Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte.”, tha Basha.