
Policia e Shtetit njofton se është finalizuar një operacion ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa në pranga janë vënë në Durrës një shtetas shqiptar dhe në Itali dy shtetas italianë.
"Si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali dy shtetas italianë si dhe u krye arrestimi në Durrës, me qellim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit shqiptar E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Durrës", njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni policor i koduar “Transportuesi 2018”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane.
Operacioni në të njëtjën orë në Itali dhe në Shqipëri.
Arrestohet në Durrës një shtetas shqiptar dhe arrestohen në Itali dy shtetas italianë.
Në vijim të operacioneve të përbashkëta të zhvilluara mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, në orët e para të mëngjesit, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, autoriteteve policore italiane dhe misionit INTERFORZA, u zhvillua operacioni i përbashkët policor i koduar “Transportuesi 2018”.
Ky operacion pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali dy shtetas italianë si dhe u krye arrestimi në Durrës, me qellim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit shqiptar E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Durrës.
Vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.
Policia e Shtetit edhe këtë herë tregoi profesionalizëm dhe vendosmëri për të bashkëpunuar me partnerët në luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe terroizmit. /Gazeta Liberale