Kronikë

Po priste makinën e punës, kush ishte 39 vjeçari shqiptar që u godit për vdekje në Itali

Shkruar nga Liberale

Po priste makinën e punës, kush ishte 39 vjeçari shqiptar

39-vjeçari shqiptar në Itali përplaset për vdekje nga një makinë teksa po shkonte në punë

39-vjeçari shqiptar në Itali u përplas për vdekje nga një makinë.
Viktima është Edmond Gjoci, 39 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno.

Ngjarja ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, një lagje në komunën e Cortonës, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.

Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi atë në buzë të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i sapo pajisur me leje drejtimi. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, ka devijuar nga drejtimi dhe ka përplasur për vdekje Edmond Gjocin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Gjoci la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. Hetimet për të sqaruar dinamikën e saktë të aksidentit po i ndjekin karabinierët e Cortonës.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH