Aktualitet

Arrestimi i Lefter Kokës, gazetari: Afera e inceneratorëve s’është ‘goli’ i një ministri, SPAK të hetojë

Shkruar nga Liberale
Arrestimi i Lefter Kokës, gazetari: Afera e inceneratorëve

Zëvendëskryeredaktori i Gazetës Panorama, Arestir Lumnezi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka komentuar zhvillimet politike në vend, që nga arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka dhe situatën në PD.

Lumnezi tha se duket naive që një aferë kaq e madhe të jetë një ‘gol’ vetëm i ministrit dhe theksoi se kjo çështje duhet hetuar nga SPAK deri në fund.

“Politika ndihet e lumtur në një anë pasi akuzat e ngritura, por edhe depozitimet penale që janë bërë në SPAK janë kurorzuar në një farë mase. Sa i takon pjesës së drejtësisë duhet të njihemi me dosjen e plotë të SPAK-ut. Bazuar në njoftimet që SPAK ka bërë për rastin konkret janë akuza ku janë shumë kontradiktore etapat dhe procedurat e bëra, mban erë korrupsion. Nuk është procedurë normale, me garë, me konkurrentë, por brenda 24 orëve janë dhënë 17 vendime për të njëjtën objekt. Kujtdo mund t’i lindë dyshime në këto kushte që mund të ketë një aferë. Jemi besimplotë për sepse kjo është drejtësia e re që ne shqiptarët nuk ishim të zotët ta bënim.

Uroj që SPAK të mos tërhiqej e do e çojë deri në fund. Naive që një aferë kaq e madhe të ketë qenë goli një ministri, apo autogoli i qeverisë. Bashkitë detyrohen të paguajnë për çdo ton dhe shteti është i detyruar për ta blerë energjinë. Kjo është një biznes i garantuar, pa asnjë luhatje. Të jesh kaq i pastër në biznesin e plehrave është pak e çuditshme, mendja të shkon te Jugu i Italisë që për plehra bëhen luftëra shumë të forta, madje edhe me grupe mafioze. Prova duhet të ketë meqenëse është çuar në Gjykatë. Besoj që dosja duhet të jetë e kopsitur me të gjithë përgjegjësit. Në PS thonë që përgjegjësia është individuale, meqenëse ai ka qenë ministër Mjedisi i qeverisë Rama. Pati një disfatë të madhe LSI në Durrës e kjo për shkak se zoti Koka u rreshtua krah PS. PS ka mbajtur një qëndrim konstant ndaj personave të akuzuar për korrupsion. Kjo nuk ishte një tender karburanti, kjo aferë i kalon përmasat e një ministrie dhe uroj shumë që SPAK të ketë guximin për të luftuar korrupsionin, është momenti për ta treguar. Mesa duket ne 1 ton plehra e kemi paguar shumë më shtrenjtë se sa është faturuar për ta përpunuar inceneratori.

Jam dyshues për vetë historikun e drejtësisë shqiptare, por kam një optimizëm vetëm për një shkak se pas kësaj drejtësie është turpi dhe nderi i SHBA dhe para shqiptarëve duhet të mbajnë një lloj dinjiteti”, tha zv. kryeredaktori.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH