Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka konsideruar të rëndësishme marrëveshjen e arritur në Ohër. Arritjen e pajtueshmërisë e ka përshëndetur edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR. Përmes një postimi në Twitter, NATO-ja ka bërë thirrje për zbatim të shpejtë dhe të plotë të asaj për të cilën palët janë marrë vesh.The most important outcome from the Ohrid talks: Serbia has embraced its European future and a clear plan for how to get there—a decision that took wisdom, integrity, and courage. Much work remains, and the United States will be with you every step of the way.
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) March 19, 2023
Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai ka thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”. Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”. “Më duhet të them se jam shumë i kënaqur për këtë”, ka thënë Vuçiq. Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./rel/#NATO welcomes the deal by @predsednikrs & @albinkurti in #EU-facilitated dialogue on the path to normalise relations betw Belgrade & Pristina. We urge both to implement what’s been agreed quickly & in full. We are committed to stability in the W Balkans incl through @NATO_KFOR.
— Oana Lungescu (@NATOpress) March 19, 2023