Aktualitet

Alibeaj kërkon rezolutë për krimet serbe në Kosovë: Detyrim për vëllezërit tanë

Shkruar nga Liberale
Alibeaj kërkon rezolutë për krimet serbe në Kosovë:

Seanca e sotme parlamentare e ku do të votohet rezoluta e mazhorancës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, ka nisur me debate mes deputetëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi futjen në rend dite edhe të projekt-rezolutës që PD ka kërkuar për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, që u hodh poshtë nga Kuvendi.

Alibeaj tha se ky është një detyrim për vëllezërit kosovarë dhe se nuk e kupton pse heziton mazhoranca, pasi krimi dhe agresori janë të njëjtë.

“Që në datën 27 maj kemi paraqitur një projekt rezolutë lidhur me dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Nën frymën e ruajtjes së vlerave kryesore të individit të ndëshkimit me vullnet politik i të gjithë agresorëve besoj se është një detyrim që mos e shtyni dhe zvarrisni atë rezolutë që kemi kërkuar. Sot ne do të shqyrtojmë dhe një projekt rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, e kemi detyrim po rajonin, ashtu siç kemi detyrim për rastin e Srebrenicës, e kemi detyrim edhe për vëllezërit tanë të Kosovës. Është e njëjta situatë dhe i njëjti agresor dhe se kuptoj zvarritjen tuaj për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë”, – tha Alibeaj.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH