Aktualitet

Aksident/ Dy makina bëhen copash në Berat

Shkruar nga Liberale
Aksident/ Dy makina bëhen copash në Berat

Ka ndodhur një aksident në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pranë shkollës Kristaq Capo në Berat, ku dy mjetet, njëri tip “Benz” dhe tjetri tip “Audi” janë përplasur me njëri-tjetrin duke u bërë copash.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve.

Ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia.

Sipas burimeve në vendngjarje dy të rinjtë ishin duke qarkulluar me shpejtësi dhe kanë humbur kontrollin e mjeteve.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH