Në datën e tij të lindjes, është ndarë nga jeta akadamiku i shquar, Gudar Beqiraj, në moshën 72-vjeçare.
Lajmi bëhet i ditur nga Akademia e Shkencave, ndërsa mësohet se Beqiraj ka ndërruar jetë në ditën e lindjes.
“Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!”, shkruan Akademia e Shkencave.
Beqiraj në vitin 2017, për pak kohë ishte në krye të Akademisë së Shkencave. /Gazeta Liberale