“Ne të gjithë ishim në gjumë në atë orë. Ai nuk punonte atë natë, po pushonte. Nuk e dëgjova të largohej, por e pashë të kthehej. Ai mori thikën në dorë dhe donte ta vriste fëmijën”, kështu ka rrëfyer Tefta Malaj, gruaja që i mbijetoi agresionit të bashkëshortit të saj, Taulantit, që vrau vajzën e tyre 16-vjeçare Xhesika dhe fqinjin Massimo De Santis.
Nga shtrati i spitalit ku ndodhet e shtruar, për shkak të plagëve të marra pasi 45-vjeçari e goditi me disa goditje me thikë, ajo ka rrëfyer disa momente nga ajo që ka ndodhur në shtëpinë e Torremaggiore ku jetonte familja Malaj.
Ndryshe nga sa u raportua nga avokatët e burrit, i cili u arrestua menjëherë pas vrasjes së dyfishtë, Taulanti do të kishte tentuar të vriste edhe djalin e tij 5-vjeçar, i cili u shpëtua nga nëna e tij.
“U hodha për ta shpëtuar – vazhdoi gruaja në rrëfimin e saj – fëmija flinte në krevatin e tij, ngjitur në krevatin dopio, në dhomë, në atë moment më dha aq shumë goditje me thikë, sa nuk e mbaj mend".
Gruaja tregon edhe për momentet dramatike pas sulmit kur burri filmoi skenën me celularin e tij.
"Ai bëri video ndërsa shkelmonte dhe godiste me thikë. Vajza ime po flinte, ajo dëgjoi zhurma dhe u ngrit. Ai kurrë nuk e donte vajzën tonë". Pikërisht për Xhesikën, gruaja shtoi detaje që e bëjnë historinë edhe më dramatike. Në fakt, duket se burri e kishte ngacmuar edhe në të kaluarën vajzën e tij.
“Burri im ishte një përbindësh – vazhdoi ajo nga shtrati i spitalit – ai kishte abuzuar me Xhesikën dhe ajo nuk kishte folur me të atin për dy vjet. Jo vetëm që i shkatërroi jetën, por edhe e vrau”. Episodet do të kishin qenë të ndryshme, por Tefta nuk do ta kishte denoncuar nga turpi të shoqin: “E prekte, ndodhte shpesh”.
Pasditen e së mërkurës është zhvilluar takimi mes gruas dhe djalit të saj i shoqëruar në dhomën e Policlinico di Foggia nga tezja e tij./Liberale.al