Aktualitet

Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale brenda 2020

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale brenda 2020

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku përshëndet mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale brenda këtij viti.

“Mbledhja e djeshme KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai sjell një hap më afër një Gjykatë Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, thekson ambasadorja. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH