Prokuroria ka lëshuar një urdhër arrest për Talo Çelën, një nga të pandehurit e grabitjes në Rinas, ku u vodhën 4.6 mln euro.
Çela akuzohet se është i dyshuari kryesor i ekzekutimit të të dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në Durrës
Mësohet se Çela është shpallur në kërkim nga policia. Sipas gazetares së "News 24", Klodiana Lala, Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas. /Gazeta Liberale