Aktualitet

Video/ Del në treg LUMI, superkompjuteri që kushton 200 milionë euro

Shkruar nga Liberale
Video/ Del në treg LUMI, superkompjuteri që kushton 200 milionë

Ekspertët finlandezë kanë lançuar në treg ‘’LUMI-in’’, kompjuterin më të fuqishëm në Europë dhe të tretin në botë për nga shpejtësia.

Ai do të përdoret për kërkimet mjekësore, inteligjencën artificiale dhe për ndryshimet klimatike.

Superkompjuteri mund të prodhojë fuqi të barabartë me atë të 2 milionë laptop-ëve.

LUMI është një projekt i ‘’Organizatës Evropiane për Informatikë me Performancë të lartë’’, i përberë nga 10 vende evropiane si; Finlanda, Norvegjia, Islanda, Republika Çeke, Belgjika, Danimarka, Estonia, Polonia, Suedia dhe Zvicra.

Sipas Al Jazeera, superkompjuteri ka kushtuar 200 milionë euro. /Liberale.al

https://youtu.be/gZrw58_Cu4g

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH