Aktualitet

Ministri Hasani nesër në Athinë për “detin”: Shqipëria e hapur për dialog mbi çështjet e pazgjidhura!

Shkruar nga Liberale

Ministri Hasani nesër në Athinë për “detin”:

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ilgi Hasani, u shpreh se qeveria shqiptare “mbetet e hapur dhe plotësisht e përkushtuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe pezull” me Greqinë.

Hasani zhvilloi një intervistë për gazetën greke, “Ta Nea”, ku foli ndër të tjera për marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Qeveria shqiptare mbetet e hapur dhe plotësisht e angazhuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe që janë pezull. Nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit konstruktiv, ne besojmë se është e mundur të adresohen të gjitha çështjet përkatëse në mënyrë që përputhen me rregullat ndërkombëtare – duke u bazuar në lidhjet e thella historike dhe afërsinë gjeografike që lidhin dy popujt tanë prej brezash. Këto lidhje të përhershme kanë ndihmuar në formimin e një marrëdhënieje që duhet të vazhdojë të udhëhiqet nga bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.Vizita ime në Athinë është një mundësi për të ndërtuar mbi këtë themel dhe për të riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për dialog konstruktiv”, u shpreh ministri Hasani.

Hasani ka nënvizuar gjithashtu se Tirana vlerëson veçanërisht mbështetjen e vazhdueshme të Athinës  për integrimin evropian të Shqipërisë.

“Me Shqipërinë në një fazë kyçe për anëtarësimin në BE – tashmë janë hapur katër grup-kapituj negociatash – ky është momenti i duhur për forcimin e lidhjeve jo vetëm në kontekstin evropian, por edhe në fusha si infrastruktura, burimet e rinovueshme të energjisë dhe shkëmbimet ndërnjerëzore. Mbështetja e vazhdueshme e Greqisë do të mbetet thelbësore ndërsa punojmë për të sjellë më afër vendet dhe shoqëritë tona”, tha ministri i Jashtëm.

Ndërsa u  pyet nëse është e arritshme  për Shqipërinë  të anëtarësohet deri në vitin 2030, Hasani u përgjigj: Shqipëria gjendet në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Pas reformave të gjera, tani ndodhemi në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit, me katër grup-kapituj negociatash që tashmë janë hapur. Përparimi në fusha kyçe – si sundimi i ligjit, qeverisja demokratike dhe administrata publike – ka vendosur një bazë të qëndrueshme. Objektivi ynë është të fillojmë së shpejti mbylljen e kapitujve dhe të përfundojmë negociatat deri në vitin 2027-të, duke përgatitur Shqipërinë për anëtarësim deri në vitin 2030-të.

I pyetur se ku bazohet përqindja e lartë e votave që siguroi Rama nga emigrantët shqiptarë në Greqi në zgjedhjet e 11 Majit shefi i diplomacise tha se ky fakt pasqyron besimin e vazhdueshëm në udhëheqjen e kryeministrit shqiptar, angazhimin e qeverisë për reforma thelbësore dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen evropiane.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH