Aktualitet

Elbasan/ 6 efektivë të Policisë Rrugore dërgohen në gjyq për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Shkruar nga Liberale.al

Elbasan/  6 efektivë të Policisë Rrugore dërgohen në

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 punonjës të Policisë Rrugore, të akuzuar se nuk vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve, edhe kur konstatonin shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sipas Prokurorisë, efektivët kanë vepruar në mënyrë të qëllimshme për të mos ndëshkuar shkelësit dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të shmangur gjobitjen, duke dëmtuar interesin publik dhe financiar të shtetit.

Të pandehurit janë: Xh.S., E.H., A.T., N.Xh., E.K. dhe B.T., punonjës të Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Policinë e Elbasanit. Katër prej tyre përballen me akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”, ndërsa dy të tjerët vetëm për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe është mbështetur edhe në metoda proaktive për dokumentimin e rasteve.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH