Aktualitet

Flakët "përpijnë" kodrat me ullishte në Zhupan të Fierit, ndërhyrja e zjarrfikëses e pamundur për shkak të terrenit

Shkruar nga Liberale

Flakët "përpijnë" kodrat me ullishte në Zhupan

Një zjarr me përmasda masive ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në Zhupan të Fierit, në vendin e quajtur “Takodrom”.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Deri më tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH