Aktualitet

PËRGATITUNI! Qershori vjen me temperatura ekstreme, e premtja dita më e nxehtë e muajit!

Shkruar nga Liberale

PËRGATITUNI! Qershori vjen me temperatura ekstreme, e premtja dita më

Java e parë e qershorit vjen me temperatura të larta. Meterologia Anira Gjoni thotë se muaji qershor do të karakterizohet nga temperatura të larta, ndërsa paralajmëroi se e premtja e 6 qershorit, është dita më e nxehtë e muajit.

“Nis me temperatura shumë të larta. Temperaturat do shkojnë deri në 34 gradë të premten. 3 javët e mbetura do jenë me temperatura 2-3 gradë më të ulëta. Në përgjithësi do jetë muaj i thatë me temperatura të larta. Nuk do kemi rrebeshe, të paktën sa i takon kësaj jave, nuk do të kemi reshje.

Presim që kjo verë të jetë e nxehtë, e treta në radhë më e nxehtë në 5 vitet e fundit. Por do të jetë me temperatura 1 ose 2 gradë më ulët se ajo e vitit 2024.”, theksoi ajo në emsionin “ABC e  Mëngjesit”.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH