Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë një 15-vjeçar.
Lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, Aldi Neziri 21 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe administratori i picerisë ku ndodhi ngjarja, shtetasi Leonardo Mejdani 24 vjeç. I riu akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Ndërkaq, tre persona të tjerë janë arrestuar. Sipas policisë u vunë në pranga punonjësit e picerisë, Ferit Basha, 20 vjeç, Andi Hyka, 29 vjeç dhe Keivin Bala 20 vjeç. Të rinjtë akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
Gjithashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”