Aktualitet

Nga liqenet, pyjet e lagunat, Rama thotë se 867 mijë vizitorë eksploruan zonat e mbrojtura në 4 muajt e parë të vitit!

Shkruar nga Liberale

Nga liqenet, pyjet e lagunat, Rama thotë se 867 mijë vizitorë

867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura, vetëm në 4 muajt e parë në vendin tonë. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë shifrat pozitive.

Kreu i qeverisë, thotë se kjo shifër është 60 mijë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

"Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës."- shkruan Rama. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH