Policia ka sqaruar me detaje të tjera, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë ku Ardian Isufi sulmoi fizikisht kamarierin 18-vjeçar të hotelit.
Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar, pas ngjarjes së turpshme ku ish-shefi i qarkullimit të Vlorës, bashkë me Leart Bimo (person me precedent krimanal) ofendoi dhe goditi me grushta kamarierin Aron Balaj, pronari i hotelit ia ka kthyer në të nëjtën mënyrë.
“Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.” – njoftoi policia duke sqaruar se pronari i hotelit shtetasi V. B., 53 vjeç dhe E. M. janë konfliktuar dhe e kanë bërë për spital.