Aktualitet

E RËNDË në Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 52-vjeçarja

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pogradecit.

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, një zjarr ka përfshirë banesën e shtetases Kozeta Teço, rreth 52 vjeçe, e cila ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Gruaja jetonte e vetme në banesë dhe nuk ka mundur të dalë në kohë nga ambientet e përfshira nga flakët.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Dyshimet e para flasin për një shkëndijë elektrike si shkak të mundshëm të shpërthimit të flakëve.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH