Aktualitet

Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga Liberale
Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi, B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra” të këtij qyteti.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe”, bëri me dije policia.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH