Aktualitet

EMRI/ I premtoi ruses se do ta punësonte si kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion, në pranga durrsaku

Shkruar nga Liberale
EMRI/ I premtoi ruses se do ta punësonte si kamariere, por e

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses një operacion të ndjekur me metoda speciale të hetimit, të koduar “Gjuetari”, që çoi në arrestimin e një shtetasi të dyshuar për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion të një të reje nga Rusia.

Në pranga ka rënë Klodjan Domi, 46 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, i cili akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë:

“Trafikimi i personave të rritur”

“Shfrytëzimi i prostitucionit”

“Përshtatja e ambienteve për prostitucion”

“Dhuna në familje”

“Prostitucioni”

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”

Nga hetimet rezulton se 46-vjeçari e kishte futur ilegalisht në Shqipëri 20-vjeçaren nga Rusia, në tetor të vitit 2023, përmes pikës kufitare me Malin e Zi, në Podgoricë. Fillimisht, ai e kishte mashtruar se do ta punësonte si kameriere, por më pas, nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve, e kishte detyruar të ushtronte prostitucion për afro dy vite, në ambiente të ndryshme hoteliere, kundrejt pagesave që varionin nga 250 deri në 300 euro për klient.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

një armë gjahu teke, marka “KralArms”

dy palë dylbi

tre aparate celularë

Po ashtu, është shpallur në kërkim një tjetër shtetas, E. S., 39 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në shfrytëzimin për prostitucion të viktimës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Durrësit thekson se operacionet për goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit për prostitucion do të vijojnë pa ndërprerje.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH