Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar për kanosje, shkatërrim të pronës dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku i riu ka kanosur një 41-vjeçar me një thikë dhe më pas e ka ndjekur me automjet, duke i dëmtuar makinën që ky i fundit po drejtonte.
Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale. Aktualisht, policia vijon punen për kapjen e të dyshuarit dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ndërkohe, është sekuestruar automjeti i përdorur nga i dyshuari dhe hetimet vijojnë.