Një ngjarje e rëndë është shënuar në një kantier ndërtimi në zonën e Paskuqanit, ku një punëtor është lënduar rëndë gjatë punës. Viktima, një 58-vjeçar me inicialet Petrit Alkollari, ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka reaguar menjëherë pas ngjarjes dhe ka arrestuar inxhinierin e kantierit, shtetasin Agim Spahiu, 56 vjeç. Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një inxhiniere e re, 21-vjeçarja me inicialet E.M.
Sipas uniformave blu, hetimet paraprake tregojnë se mungesa e masave të sigurisë në vendin e punës mund të ketë sjellë këtë aksident. Ndaj të dy inxhinierëve rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Ngjarja vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë në vendet e punës janë shtuar, me autoritetet që premtojnë ndjekje penale në rastet kur neglizhenca çon në lëndime apo humbje jete.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.