Aktualitet

Java nis me ulje temperaturash, kthjellime e vranësira

Shkruar nga Liberale

Java nis me ulje temperaturash, kthjellime e vranësira

Vendi ynë edhe sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit.

Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Tempertatura maksimale do të shënohet në qarkun e Elbasanit, Beratit dhe Fierit, 34 gradë celcius, ndërsa ajo minimale në Peshkopi, 16 gradë celcius.

Java nis me ulje temperaturash, kthjellime e vranësira

Java nis me ulje temperaturash, kthjellime e vranësira

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH