Aktualitet

NGJARJA E DITËS: Ish-shefi i Rrugores bëri "TRIMIN" me kamarierin 18- vjeçar, e dhunoi për 1 shishe uji, pronari bën për spital Isufin

Shkruar nga Liberale
NGJARJA E DITËS: Ish-shefi i Rrugores bëri "TRIMIN" me

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën turistike të Skelës.

Sipas raportimeve, kamarieri i një prej hoteleve në zonë, është sulmuar fizikisht në prani të punonjësve të tjerë dhe klientëve.

Kamerat e sigurisë të lokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë, ku dhe është bërë i mundur identifikimi i personit, Adrian Isufi ish-shef i qarkullimit rrugor në Vlorë.

Ndërkaq, 18-vjeçari u shpreh për mediet se u dhunua dhe ofendua thjesht për një shishe uji tepër në tavolinë.

Pas kësaj ngjarjeje, ishte pronari i restorantit, i cili u hakmorr dhe goditi Isufin. Ky i fundit u pezullua nga detyra menjëherë pas raportimit të situatës.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH