Pas disa orësh të tëra përpjekjesh në terren për shuarjen e zjarreve në jug të vendit, Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka reaguar me një mesazh falënderues për të gjitha forcat që morën pjesë në operacionin e shpëtimit në Borsh.
“Borshi shpëtoi, turistë e pushues mirë se të vini!”, shkruan ai, duke vlerësuar kontributin e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, punonjësve të policisë dhe gjithë pjesëmarrësve në ndërhyrje. Ai thekson gjithashtu përkushtimin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, të cilët ishin në terren gjatë gjithë kohës.
“Situatë e parë me sy dhe jetuar me zemër prej disa orësh”, përfundon Inspektori i Përgjithshëm, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mobilizimit të të gjitha strukturave për mbrojtjen e jetës dhe pronës në këto ditë të vështira".