Aktualitet

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një të dënuari për drogë në Angli

Shkruar nga Liberale

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një të

Në vijim të hetimeve pasurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka sekuestruar pasuritë e Arnaldo Lleshit, i dënuar më parë në Angli për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, pasuritë e tij dhe të afërmve nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme dhe dyshohen se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në ‘rrjetë’ kanë rënë një truall prej 403.1 m² dhe një godinë 2-katëshe me bodrum dhe papafingo, në pronësi të babait të Lleshit, të regjistruar në vitin 2021. Po ashtu, është sekuestruar edhe aktiviteti tregtar i vëllait të tij me emrin “Auto Lleshi”, që merret me riparim automjetesh dhe tregti makinash të përdorura e të reja.

Pjesë e pasurisë së sekuestruar janë edhe dy automjete të markave Opel Corsa dhe Jeep Grand Cherokee. Prokuroria dyshon se këto pasuri janë rezultat i të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të drogës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH