Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri do të udhëheqë trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e aferës Partizani, ku si të pandehur figurojnë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë. Përzgjedhja e trupës u krye sot me short në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO).
Anëtarë të tjerë të trupës pritet të jenë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.