Aktualitet

Pista e re e hetimeve: Gjakmarrja prej 30 vitesh, si u vra Pjetër Kaza

Shkruar nga Liberale

Pista e re e hetimeve: Gjakmarrja prej 30 vitesh, si u vra Pjetër Kaza

Janë zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së fundit në Lezhë.

Sipas raportimit të gazetarëve, policia njofton se autori i dyshuar ka pritur viktimën, Pjetër Kaza, rreth një orë në oborrin e banesës së tij, duke qenë i informuar për orarin e kthimit të tij nga puna në minierën e Spaçit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës. Pas vrasjes, autori u largua fillimisht në këmbë dhe më pas u zhduk me një makinë në një zonë të afërt.

Saga e hakmarrjes mes familjeve ka nisur që në vitin 1994, kur në Rrëshen u vra Ndue Kaza, me dyshime për autorët Dode dhe Agustin Gjini. Më 1997, në Laç, vëllai i Ndue Kazës vrau dy vëllezërit Gjini, duke u dënuar më pas me 22 vite burg. Një tjetër anëtar i familjes, Martin Kaza, u arrestua në Britani në 2017 dhe u ekstradua për të vuajtur dënimin.

Megjithëse ishte menduar se konflikti i gjakmarrjes kishte marrë fund, në vitin 2024 situata u përkeqësua sërish, kur më 28 prill në Belgjikë u vra Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës, duke ringjallur frikën për eskalimin e mëtejshëm të përplasjes.

Policia e Lezhës ka intensifikuar patrullimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të motivit dhe autorëve të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH