30 vjeçari, Erjon Beli, humbi jetën në një aksident tragjik pak pas mesnatës së të enjtes.
Policia ka arritur në konkluzionin se shoferi ka qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit, çka i ka shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit, duke dalë nga rruga.
Një nga dëshmitarët e këtij aksidenti tragjik, shtëpia e së cili është shumë pranë vendit të përplasjes, tregoi për Tch vështirësitë e zjarrëfikësve për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina.
“Nga ora 12 e 5, u dëgjua një krismë. Dola bashkë me djalin tim dhe i pashë. Domethënë makina ishte përplasur, ndërsa makina ishte kthyer. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët prenë makinën për të nxjerrë kufomën pasi makina ishte shumë e shtypur. Kurse pasagjeri ishte më në gjendje, u çua në këmbë vet. Ishin dy veta në makinë, shoferi dhe pasagjeri. Thanë që ishin këngëtarë tallavaje”, u shpreh dëshmitari./Gazeta Liberale