Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit/ Edukatorja: Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 3-vjeçarit/ Edukatorja: Jam shumë e ngarkuar

Redina Binjaku, 27-vjeç, do duhet të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Fierit ditën e sotme, e cila ka vendosur 30 ditë burg për edukatoren e çerdhes ku humbi jetën 3-vjeçari Noah Kodheli.

Edukatorja nuk ka qenë e pranishme në seancën e sotme, por e përfaqësuar nga avokati mbrojtës. Në një letër drejtuar Gjykatës, ajo ka dhënë dhe arsyet e vendimit të saj, duke thënë se ndihet shumë e ngarkuar psikologjikisht për shkak të ngjarjes dhe i shpreh ngushëllimet familjes.

“Unë shtetasja Redina Binjaku mora njoftim për seancën gjyqësore të datës 11.01.2022 ora 10:00. Në radhë të parë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të miturit Noah Kodheli.

Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marr pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal.

Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Ylli Asimetaj, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier”, shprehet 27-vjeçarja në letrën e saj.

Ajo ka deklaruar se ka qenë duke u kujdesur për një fëmijë tjetër në kohën kur ndodhi ngjarja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH