Aktualitet

Vajza 6 vjeçare me origjinë shqiptare digjet në banesë

Shkruar nga Liberale
Vajza 6 vjeçare me origjinë shqiptare digjet në banesë

“U zgjova nga tymi dhe shkëlqimi i flakëve, por zjarri tashmë kishte përpirë pjesën më të madhe të shtëpisë. Munda të marrë me vete vetëm vajzën më të vogël”– Kështu e nisi dëshminë një grua me origjinë bullgare dhe banuese në Itali.

Zjarri që i mori jetën 6 vjeçares shpërtheu mbrëmjen e shkuar në Servigliano, një qytezë në provincën italiane të Fermos. Drama u zhvillua brenda pak çastesh. Mamaja, e zgjuar nga era e fortë e tymit, mori njërën nga dy vajzat dhe e shpëtoi duke e nxjerrë jashtë.

Drama u zhvillua brenda pak çastesh. Mamaja, e zgjuar nga era e fortë e tymit, mori njërën nga dy vajzat dhe e shpëtoi duke e nxjerrë jashtë.

Ajo pastaj u përpoq të kthehej në shtëpi për të marrë tjetrën, por flakët bllokuan kalimin duke mos e lejuar të shpëtonte vajzën tjetër: “Ne po flinim së bashku në të njëjtin shtrat”, tregon gruaja- “Pasi vajza më e vogël u shpëtua, u ktheva për të marrë vajzën tjetër. Kishte shumë tym, nuk më linte të merrte frymë dhe nxehtësia më digjte lëkurën. Pastaj, për fat të mirë, karabinierët arritën, pastaj zjarrfikëset, të cilët arritën ta nxjerrin fëmijën tim jashtë”.

Fatkeqësisht nuk kishte asgjë për të bërë për vajzën e vogël, por nëna do ta mësojë këtë shumë më vonë në spital me praninë edhe të psikologut

Familja – babai kosovar, nëna bullgare, të dy 38 vjeç, fëmijët e vegjël të lindur në Sant’Omero në provincën e Teramos dhe të rritur në Itali – ishin transferuar në Servigliano disa muaj më parë. Nuk është e qartë pse në orën 2.50, kur shpërtheu zjarri, babai nuk ishte në shtëpi./panorama/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH