“Liga e Sipërmarrësve në Arsim”, është krijuar dhe është regjistruar si organizatë jofitimprurëse, me fokus rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe nxitjen e kërkimit shkencor.
Duke mëtuar fillesat e arsimit të lartë në Shqipëri, më 12 nëntor të 2024, shoqata ka marrë emrin John of Dyrrachium University League, me kryetar Bordi, ish-ministrin e Arsimit, prof. dr. Ethem Ruka.
Ajo ka në përbërje dhjetë universitete dhe kolegje jopublike në Shqipëri: Universiteti Luarasi; Universiteti Europian i Tiranës; Universiteti Polis; Universiteti Aldent; Universiteti Metropolitan i Tiranës; Tirana Business University; Kolegji Universitar i Biznesit; Canadian Institute of Technology; Kolegji Profesional i Tiranës dhe Kolegji Universitar Qiriazi.
Liga e Sipërmarrësve në Arsim”, është regjistruar si organizatë jofitimprurëse me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 5663, “Për regjistrimin si person juridik”, datë 09.10.2017.
Shoqata ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e arsimit të lartë, arsimit të lartë profesional dhe kërkimit shkencor si brenda vendit ashtu edhe në promovimin e tij jashtë Shqipërisë. Shoqata do të advokojë dhe lobojë për orientimin e politikave në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, për përmirësimin e kuadrit ligjor e rregullues, në funksion të liberalizimit të atij sektori përmes aktiviteteve si konferenca, tryeza të rrumbullakëta, trajnime, tryeza debati me grupe interesi, botime etj.
Në mbledhjen e anëtarëve themelues me datë 12.11.2024 është vendosur pranimi i anëtarëve të rinj, me autorizimin e sipërmarrësve të këtyre shpk, për t'u pranuar në Shoqatë, si më poshtë:
a) Universiteti Metropolitan i Tiranës.
b) Kolegji Universitar Qiriazi.
c) Universiteti “Luarasi”.
d) Universiteti Aldent
e) Kolegji Profesional i Tiranës
f) Canadian Institute of Technology
g) Universiteti “Polis”
Në këtë mbledhje me vullnetin unanim të anëtarëve të Asamblesë së Shoqatës u morën vendimet si vijon:
- Emërtimi i ri i Shoqatës Liga e Universiteteve Gjon Durrahium, në nderim të Gjon Durrsakut, personalitet i njohur që doli nga dyert e Universitetit Mesjetar tëDurrësit.
- Emërimin e z. Ethem Ruka, Rektor i Universitetit Luarasi, personalitet në fushën e arsimit dhe shkencës, ish ministër i arsimit dhe shkencës, si Kryetar i Bordit Drejtues të Ligës së Universiteteve Gjon Durrahium.
Gjithashtu kanë paraqitur kërkesën për anëtarësim dy IAL-tëreja: Universiteti Epoka dhe Kolegji Universitar i Biznesit.
I gjithë dokumentacioni është paraqitur për depozitim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për miratimin e ndryshimeve.
10 shifra kyçe për Arsimin e Lartë në Shqipëri (sipas INSTAT 2023)
I. 2011–2023 minus 43% studentë në sistemin universitar
II. 2024 – 120 mijë studentë në total
III. 2033 - Parashikohet të ketë 50-60 mijë studentë
IV. 6.6 miliardë lek xhiroja vjetore në 2023 në Universitetet Publike dhe 19 miliardë lek në Universitetet private
V. 19,931 të diplomuar në Universitetet Publike në 2023
VI. 8,060 të diplomuar në Universitet Jo Publike në 2023
VII. 3,447 të diplomuar nga John Dyrrachium University League
VIII. 84,607 studentë aktiv në Universitete Publike
IX. 31,883 studentë aktiv në Universitete JoPublike
X. 14,105 studentë aktivë nga John Dyrrachium University League.