Polis

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet promocionale për programin e ri master Data Journalism

Shkruar nga Liberale

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Gazetaria e të dhënave (Data Journalism) ishte në qendër të kolokiumit që u zhvillua në Universitetin Europian të Tiranës, gjatë të cilit studentët e Komunikimit prezantuan esetë e tyre. Me qëllim promovimin e programit të ri master, Data Journalism dhe Gazetaria Digjitale, ata sollën projektet e realizuara në lëndën Marredhënie Publike në Master dhe Komunikim Organizativ ne Bachelor, të tilla si: postera, fletëpalosje, spote multimediale, quiz-e etj. 

Kolokiumi bëri bashkë studentë të programve Bachelor, Master dhe doktoraturë në Departamentin e Shkencave Humane dhe Komunikimit, studiues e profesionistë të mediave të ndryshme në Shqipëri. Përveç doktorantëve Ardi Pulaj dhe Rovena Neziri, emra të njohur të medias dhe televizionit, ishte e ftuar studiuesja Mirjeta Pasha, lektore pranë Virgina Tech University, SHBA, e cila ka qenë pjesë e projekteve, si dhe producenti dhe drejtori i promocionit në Digitalb, Genci Gjikaj.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Prof. Dr. Belina Budini, e cilësoi një kolokium të veçantë të Departamentit të Shkencave Humane dhe të Komunikimit, sepse ky aktivitet vjen në kuadër të partneritetit me AADF dhe READ për gazetarinë digjitale, si edhe me AKKSHI, për standartet e mediave dhe integrimin e studimeve europiane në fushën e mediave në kuadër të projektit Jean Monnet Chair, PROEUMEDAL.

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Prof. Budini theksoi se në kuadër të këtyre partneriteteve janë realizuar seminare dhe wrorkshope, si dhe janë finalizuar disa produkte konkrete, siç ishte realizimi i tre aplikacioneve web, funksioni i të cilëve ka të bëjë me analizimin e narrativës së lajmeve kryesisht në tre media kryesore kombëtarë: Top Channel, TVKlan dhe RTSH. Më tej, në bazë të gjithë të dhënave të mbledhura, anketimeve, monitorimeve, është publikuar studimi “Nga izolimi te integrimi, ligjërimi mediatik për integrimin e Shqipërisë në BE”.

Referuar kolokiumit, dekania nënvizoi se gjithë punimet e studentëve Bachelor dhe Master vijnë në kuadër të programit të studimit Komunikim dhe Media Digjitale, i cili ofron një profil mjaft të kërkuar në treg, Data Journalism.

“Duam të rrisim ndërgjegjësimin për këtë profil studimi, prandaj kemi ftuar studentët tanë që të bëjnë postera, projekte, ide mbi mënyrën se si e shohin apo vlerësojnë ata. Gazetaria e të dhënave është e kërkuar vitet e fundit në treg, pasi kombinon teknologjinë e informacionit, grafik dizajn, komunikim dhe gazetari.”

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Gjatë prezantimeve të studentëve u dhanë informacione specifike për Data Jorunalism, përmes prezantimit të një posteri dhe broshure, si dhe u realizua quiz-e, që angazhuan gjithë audiencën, pavarësisht njohurive të tyre në këtë fushë. Përmes një tjetër eseje që trajtonte ndërlidhjen e gazetarisë me Inteligjencën Artificiale, u shtrua diskutimi se çfarë impakti po sjell mbi këta profesionistë ky dimension i ri i jetës njerëzore. A po e zëvendëson AI gazetarin dhe a mund të bëhet Data Journalism duke përdorur softuerët më të fuqishëm?

Për producentin Genci Gjikaj, Inteligjenca Artificiale duhet të përdoret si një ndihmës për të kërkuar e mbledhur informacione, por nuk mund të zëvendësojë kurrsesi një gazetar. Është ky profesionist i cili bën verifikimin, kontrollimin e fakteve, kontaktimin e burimeve, sjell këndvështrimin e tij në trajtimin e ngjarjeve.

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Me një eksperiencë shumëvjeçare në arsimin para universitar, tashmë koordinatore e këshillimit të karrierës dhe rekrutimit të studentëve në UET, Yllka Beci, tregoi eksperiencën e saj nga komunikimet me maturantët gjatë aktiviteteve dhe shkollave verore. Ajo tha se të rinjtë janë më të prirur drejt profesioneve në fushën e mjekësisë, ekonomisë, inxhinierisë, për të cilat janë rritur kërkesat e tregut, duke shprehur keqardhjen që shkojnë drejt ‘vdekjes’ disa degë të tjera të bukura që i duhen shoqërisë.

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Kolokium në UET, studentët e Komunikimit prezantojnë materialet

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH