Economicus

Kopertina e THE ECONOMIST: Gerontokratët e Amerikës janë më radikalë se sa duken

Shkruar nga Liberale

Kopertina e THE ECONOMIST: Gerontokratët e Amerikës janë më

“Një shkrimtar konservator argumenton se sundimtarët e vendit të tij shfaqin veset e rinisë, jo të pleqërisë” – shkruan Nga Christopher Caldwell për The Economist  në analizën e kopertinës së revistës

Performanca që presidenti Joe Biden dha në debatin e parë presidencial më 27 qershor, i çoi në një gjendje shoku besnikët e Partisë Demokratike dhe gazetarët që punojnë në stacionet e ndryshme televizive. Nuk duhet të ishte e tillë.

Gjendja e Biden nuk ka qenë mister për ata që punojnë afër me të, as për gazetarët e përditshëm që kanë pasur gjithnjë e më pak akses në daljet e tij gjithnjë e më pak të shpeshta publike.

Administrata e tij është karakterizuar nga keqpërdorime, ngatërresa dhe konfuzion.

“Incidentet” janë shumëfishuar kohët e fundit – shikimi kot mes një furie muzike ungjillore dhe kërcimi në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë në mes të qershorit, “ngrirja” në skenë përpara se të udhëhiqej nga ish-presidenti Barack Obama në një mbledhje fondesh në Hollyëood. “Në të vërtetë, Biden që doli para më shumë se 50 milionë amerikanëve në debat ka qenë me ne, për mjaft kohë”, shkruan The Economist në analizën kryesore të javës, analizë e përzgjedhur për kopertinën e revistës.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH