Economicus

KOPERTINA e The Economist: Ne kemi zgjedhur Kamala Harris. Trump është një rrezik i madh!

Shkruar nga Liberale

KOPERTINA e The Economist: Ne kemi zgjedhur Kamala Harris. Trump është

“Nëse The Economist do të kishte një votë, ne do ta hidhnim atë për Kamala Harris,” - shkruan në analizën kryesore të javës Kryeredaktorja, Zanny Minton Beddoes.

“The Economist” ka mbështetur politikanët si në të djathtë ashtu edhe në të majtë gjatë dekadave, në Amerikë dhe gjetkë. Ne filluam të mbështesim kandidatët presidencialë amerikanë në vitin 1980, kur mbështetëm Ronald Regan dhe që atëherë kemi mbështetur si demokratët ashtu edhe republikanët. Nëse do të kishim një votë në zgjedhjet e 5 nëntorit, do ta hidhnim atë për Kamala Harris, shkruan“The Economist” . Në grupin e votuesve, i cili përfshin shumë lexues të The Economist, revista prestigjoze shpreson që ata të ndërgjegjësohen sepse e sheh votën për Donald Trump si një rrezik.

Votuesit që e përkrahin mund të mos e shohin zotin Trump si një person me të cilin do të dëshironin të bënin biznes, ose nuk e shohin si ndonjë lloj modeli për fëmijët e tyre. Por ata ndoshta mendojnë se kur ishte president ai bëri më shumë mirë sesa keq dhe se në një mandat të dytë mund të ketë sërish sukses.

The Economist thotë se kjo analizë jep argumente mbi rrezikun e një presidence të dytë të Trump-it, i cili duket i pushtuar më tepër nga egoizmi dhe dëshira për të mbetur në histori, qoftë edhe për keq. Një ndër rreziqet kryesore qëndron të përçarja e perëndimit çka do tju jepte epërsi Kinës dhe Rusisë.

Pranë zotit Trump, zonja Harris qëndron për stabilitetin e SHBA-ve. Ajo ka braktisur idetë më të majta të demokratëve dhe po bën fushatë pranë qendrës. Është e vështirë të imagjinohet nëse zonja Harris mund të jetë një presidente e suksesshme. Por nuk e pret askush që mund të jetë një katastrofë nëse rizgjidhet.

Javën e ardhshme dhjetëra miliona amerikanë do të votojnë për Donald Trump sepse kanë disa ankesa, ngaqë mendojnë se Kamala Harris është një marksiste radikale që do të shkatërrojë vendin e tyre. Disa janë të ndezur nga krenaria kombëtare, sepse zoti Trump u frymëzon besimin se, me të në Shtëpinë e Bardhë, Amerika do të qëndrojë më lartë. Megjithatë, disa do të zgjedhin me gjakftohtësi ta votojnë Trumpin si një rrezik i sigurt - shkruan The Economist duke u bërë thirrje votuesve të lëkundur që ta shmangin këtë rrezik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH