Aktualitet

Tre të arrestuar në Skrapar për kultivim kanabisi

Shkruar nga Liberale
Tre të arrestuar në Skrapar për kultivim kanabisi

Policia e Skraparit njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka goditur dy raste të tentativës së kultivimit të bimëve narkotike, për të cilat u arrestuan në flagrancë 3 persona.

Në përfundim të hetimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. H. 47 vjeç dhe Y. H., 38 vjeç banues në fshatin Braçë, pasi në tokat në pronësi të tyre u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara kanabis sativa.

Po ashtu, në një operacion në fshatin Tomorr të Poliçanit u gjet një serë e vogël me bimë kanabisi në banesën e 40-vjeçarit Sh.B.

Për këto raste të tentativës së kultivimit të bimëve narkotike u procedua penalisht dhe kryeplaku i fshatit Barçë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH