Aktualitet

Tragjedia me tre të mbytur në plazhin e Kavajës/ Detaje të reja nga ngjarja, ambulanca mbërriti me vonesë

Shkruar nga Liberale
Tragjedia me tre të mbytur në plazhin e Kavajës/ Detaje të

Një 55-vjeçar nga Kosova dhe dy djemtë e tij të mitur janë mbytur në plazhin Vilë-Boshtovë në Kavajë.

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).”– njofton policia.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ka qenë duke u mbytur një nga djemtë dhe më pas ka shkuar për ta shpëtuar babai dhe djali tjetër.

Nuk qartësohet nëse viktimat kanë dalë me shenja jeta nga deti apo jo, por nga informacionet e marra nga dëshmitarët okularë, ambulanca ka mbërritur me vonesë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH