Aktualitet

Tabaku: Brenda mandatit të parë dyfishojmë buxhetin për arsimin

Shkruar nga Liberale
Tabaku: Brenda mandatit të parë dyfishojmë buxhetin për

Ish-deputetja Jorida Tabaku thotë se programi i PD parashikon dyfishim të buxhetit për arsimin brenda mandatit të parë.

Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se do të rriten edhe pagat e mësuesve dhe do mbështeten familjet në nevojë për të arsimuar fëmijët.

“Plani jonë është i qartë: Do dyfishojmë buxhetin e arsimit brenda mandatit të parë dhe ky është angazhim.

Arsimi për ne është një mjet për të rritur ekonominë. Do rrisim në realitet pagat e mësuesve sepse mësuesit i duam në Shqipëri për të rritur një brez të shëndoshë.

Do të mbështesim familjet në nevojë për shkollimin e fëmijëve te tyre. Në 25 prill Tirana Fiton, Shqipëria Fiton”, shkruan ndër të tjera Tabaku.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH